Ciro Immobile vijon të ruajë rendimentin e golave edhe këtë sezon me Lazion. Pasi vjet u shpall golashënuesi më i mirë i Seria A, bashkë me Icardin, këtë vit mbetet pretendent me 10 gola. Ndërkohë që italiani shënon gola në fushë, ashtu siç bëri edhe dje ndaj Novara-s në kupë, gruaja e tij Jessica mban peshë rrjetet sociale me fotot e saj. Bukuroshja është në top formë edhe pse është nënë e dy fëmijëve.
Në profilin e saj në Instagram ndiqet nga thuajse 700 mijë fansa, të cilët i mban të fokusuar me foto vërtet pikante nga jeta e saj si modele, apo edhe nga vendet me diell ku ajo kalon pushimet.