Sara Carbonero, gruaja e portierit legjendarë të Realit të Madridit, Iker Casillas, nuk po kalon aspak momente të mira së fundmi. Ajo është duke u përballur me kancer, më saktësisht me tumor në vezore, lajm ky që kishte ardhur vetëm pak ditë pasi Casillas kishte pësuar sulm në zemër.
Përkundër kësaj, gazetarja nuk e ka humbur optimizmin e saj të zakonshëm dhe, ndërsa shijon disa ditë qetësi në qytetin e saj të lindjes, ajo ka publikuar një fotografi me bikini në rrjetet e saj sociale në të cilën shfaq figurën e saj mbresëlënëse.
Sidoqoftë, pamja ka shqetësuar disa prej ndjekësve të saj të cilët janë shqetësuar me gjendjen e saj. Ajo ka humbur shumë peshë, ashtu edhe siç mund të shihet nëpërmjet këtyre fotografive. Ndryshe, burri i saj, Iker Casillas ka filluar prapë punën me ekipin e tij Porton, derisa të rikuperohet plotësisht.