Gruaja drejt verbimit, burri 84-vjeçar mëson si ta lyejë (VIDEO)

Thuhet se dashuria qëndron në gjërat e vogla. Këtë gjë e tregon më së miri historia e Mona dhe Des Monahan, burrë dhe grua irlandez ajo 83 vjeçe dhe ai 84, të martuar prej 57 vitesh. Mona është duke u verbuar për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të shikimit dhe Des, ka nisur të mësojë se si ta lyejë.

E di se sa fiksim e ka gruaja këtë gjë dhe për këtë arsye, u regjistrua në një kurs make-up, për tu siguruar që kur e shoqja të mos jetë më e zonja për tu kujdesur vetë, pasi që tani nuk i dallon mirë ngjyrat, ai ta rregullojë.

“Dua vetëm që të ndihet mirë me veten”, thotë Des, i cili tashmë ka mësuar dhe së fundmi ka publikuar një video ku tregon se si hap fondatinën te Mona. Tashmë ai është bërë një make-up artist dhe di të bëj tualet total, përfshirë buzëkuqin dhe sytë.

“Mona, je perfekte”, i pëshpërit gjatë kohës që e lyen, ndërsa më tej i thotë se atë natë do të dalin për darkë në restorant. Ndërkohë Mona ndihet e lumtur nga fakti që i shoqi di si ta lyejë, “Më pëlqen ideja që dikush ta bëj në vendin tim, ndihem gati për tu përballur me botën”.