Një grua kolumbiane u kap në flagrancë nga burri i saj, i cili punonte si shofer taksie. Gruaja, e identifikuar si Yeimy dhe i dashuri i saj, Jesus Berrios, thirrën një taksi pas përfundimit të takimit të tyre në një motel. Sipas El Espectador, ata u shokuan kur në vendndodhjen e tyre mbërriti burri i Yeimy. Çifti përdori aplikacionin Uber, që të jep mundësinë të shohësh emrin dhe fytyrën e shoferit që do të ofrojë shërbimin.
Ata zgjodhën një shofer me emrin Leonardo të cilin nuk e njihnin, shkruan e përditshmja kolumbiane. Për fatin e tyre të keq, Leonardo ishte shoku i bashkëshortit të Yeimy dhe atë ditë i kishte dhënë borxh taksinë e tij. Ajo çfarë ndodhi më pas nuk është e qartë. Sipas disa versioneve, çifti i të dashuruarve u arratisën nga vendngjarja, por disa dëshmitarë thonë se Yeimy dhe bashkëshorti i saj bënë një skandal në rrugë.