Gruaja denoncon zhdukjen e burrit, vite më vonë djali gjen eshtrat në një kuti

Burri zhduket krejt papritur pas 20 vitesh martesë, por e vërteta që u zbulua, lë pa fjalë. Howard dhe Marcia Eubank, nga shteti amerikan i Ohio, ishin martuar prej shumë vitesh, kur gruaja denoncoi i shoqi ishte zhdukur gjatë natës, pa lënë asnjë gjurmë.

Marcia vendosi të mos bëjë shumë pyetje dhe të vazhdojë jetën e saj. Çifti kishte dy fëmijë, të cilët aktualisht janë të rritur dhe që të dy të tronditur nga zhdukja e babait.

Gruaja kishte thënë se sipas saj, i shoqi kishte shkuar në vitin 2016 në Houston, të Texas, për një punë të re dhe se martesa mes tyre kishte përfunduar.

Çifti grindej vazhdimisht, por nuk dukej të ishin në një krizë kaq të madhe. Burri u zhduk krejt papritur nga jeta e fëmijëve të tyre, iu përgjigjej mesazheve, por nuk takohej kurrë me asnjërin prej tyre.

Siç shkruajnë mediat vendase, gjithçka dukej e pazakontë por e besueshme, deri kur një ditë, njëri nga fëmijët e çiftit duke kërkuar disa çelësa hapi një kuti.

Brenda saj dolën disa miza dhe kur djali e pyeti të ëmën se çfarë ishin ajo iu përgjigj se, “Janë pjesë e trupit të babait tënd”.

Më pas gruaja rrëfeu çdo gjë duke treguar se pjesët e tjera të trupit janë në disa kuti në bodrum.

“Lajmëro policinë dhe thuaju që kam vrarë babanë tënd. Mos i hap kutitë vetëm, lëre që ta bëjë policia. Po unë e vrava”, tregoi gruaja, dhjetorin e kaluar.

I riu telefonoi policinë dhe zbuloi se babai ishte vrarë vite më parë me armë zjarri, të cilën gruaja e kishte blerë dhe në Gogle kishte kërkuar mënyra se si vritej një person.

Pas shumë kohësh dhe hetimeve intensive, të premten e kaluar ajo u dënua me burg përjetë.