Egjiptianja Ummu Velid për 38 vite e vazhdon me dashuri profesionin e babait si taksiste, të cilin e kishte filluar që nga viti 1979. Ummu Velid e cila në moshë të re mori timonin në dorë, përkundër moshës 60 vjeçare me vite të tëra bart pasagjerë me taksin e saj të bardhë nëpër rrugët e Kajros. Ummu Velid e cila nuk e përdor emrin e saj të vërtetë, duke e zbatuar traditën e kulturës arabe ku nënat e quajnë veten në bazë të emrit të fëmijëve, në kujtim të djalit të saj të ndjerë e quan veten “Nëna e Velidit”. Ummu Velid atyre që e pyesin për emrin u përgjigjet në këtë mënyrë, ndërsa edhe në rrethin e taksistëve dhe të tregtarëve njihet me këtë emër. Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Ummu Velid tha se babai i saj ka qenë taksist dhe se edhe ajo para se të martohej për të kontribuar në të ardhurat e familjes në vitin 1979 ka filluar me këtë profesion.
Gruaja 60 vjeçare taksiste në Egjipt (FOTO)
Leave a comment