Një grua që pretendon të jetë personi më i vjetër në botë, ka treguar për brutalitetin e dëbimit të saj nga Rusia prej tiranit Stalin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Koku Istambulova është 129 sipas pasaportës së saj ruse dhe letrave pensionale që tregojnë datën e lindjes së saj më 1 qershor 1889.
Tani në një dëshmi të qartë dhe thellësisht tronditëse, ajo ka folur emocionalisht për ditën e tmerrshme kur populli i saj çeçen u deportuar masivisht nga Stalini në stepat e Kazakistanit pothuajse 75 vjet më parë. Gruaja thotë se e vetmja ditë e lumtur në të gjitha vitet e saj ishte kur hyri në shtëpinë e ndërtuar prej saj në atdhe me shkopinj dhe baltë.
Pavarësisht se ishte një shtëpi jo shumë e denjë, Koku thotë se ajo ka qenë dita më e lumtur e saj. Pasi u kthye në shtëpi nga spastrimi tronditës i Stalinit që e dënoi atë për 13 vjet në një vend të huaj, Koku u nis për ndërtimin e një shtëpie të re pas pushtimit rus.
Gjatë një interviste për mediat në lidhje me spastrimin çeçen, e moshuara tha: “Do të më pyesni nëse kam qenë ndonjë ditë e lumtur? Po kam qenë dhe ajo ishte dita kur ndërtova shtëpinë me duart e mia në atdhe. Jetova atje për 60 vjet dhe ishte shtëpia më e mirë në botë”.