Romain Grosjean, piloti i Haas, ka arritur të shpëtojë pa asnjë lëndim nga një përplasje e madhe në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit. Pak para fillimit të garës, makina e francezit ka dalur nga pista në kthesën e tretë, shkruan “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.
Makina u përfshi në flakë, derisa më pas u nda edhe në dysh. Fatmirësisht, Grosjean është larguar nga përplasja, duke u larguar nga makina.
Francezi për të qetësuar fansat e tij vendosi duke publikuar një video ku nuk ka ndonjë lëndim serioz përveçse djegie të lehta te duart e tij.
An update from Romain himself. Pleased to see you’re in good spirits! We hope you make a speedy recovery 🙏 pic.twitter.com/njnjjH4GBi
— Haas F1 Team (@HaasF1Team) November 29, 2020