Antoine Grizman ka hedhur të zezën mbi të bardhë duke firmosur kështu zyrtarisht rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Atletiko Madrid deri më 2022, për të bërë kështu të qartë të ardhmen e lidhur me fanellën kuqebardhë, nën urdhrat e Simeone. Të largëta janë tashmë javët e ankthit, të shkaktuara nga interesimi që mbërriti nga Mançester, por gjithashtu edhe nga vetë deklaratat e futbollistit francez. “Jam gati të largohem. Të fitoj tituj, kjo është ajo për të cilën do të shoh dhe do të synoj të bëj këtë verë, kur të vendos për të ardhmen time”, tha Grizman vetëm pak ditë pas përfundimit të sezonit në La Liga.
Mbase një strategji e futbollistit dhe mentorit të tij për të siguruar kushte të reja kontrate me skuadrën e Atletikos, apo vallë diçka shpirtërore, por në të vërtetë, vetëm pak ditë më pas, mbërriti edhe përmbysja e famshme. Menjëherë pas vendimit të KAS, për të lënë në fuqi dënimin ndaj Atletiko Madrid, në lidhje me embargo në merkato, francezi ka reaguar duke shkruar në rrjetet sociale: “Tani më shumë se kurrë, Atletiko, Të gjithë të bashkuar”. Nga ai moment e deri sot, me firmosjen e rinovimit, besnikëria e tij për klubin kuqebardhë ishte e qartë. Ky i porsafirmosur, është rinovimi i tretë, një për çdo sezon. Grizman mbërriti te Atletiko në 2014, pasi klubi pagoi 30 milionë dhe vendosi klauzolën e largimit në kuotën 65 milionë euro. Kontratë e rishikuar në 2015, duke e rritur në 80 milionë klauzolën e largimit, të rishikuar edhe në 2016 në vlerën 100 milionë deri në vitin 2021.