Gripi i shpendëve, shfarosen shpezët në Moroishtë të Strugës

13

Strugë, 31 janar – Rreth 3.000 shpezë në fshatin Moroishtë të Strugës sot do të shfarosen dhe hiqen për shkak të zbulimit të gripit të shpendëve AH5N8. Fshati është izoluar, policia lejon hyrjen vetëm për banorët, ndërsa për dalje kryhen verifikime nëse dikush bart shpezë. Ekipe të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), siç informoi udhëheqësi i inspektimit shtetëror për mbrojtje shëndetësore të kafshëve Oliver Ivanoski, dje ka kryer regjistrim të gjithë shpendëve në 105 shtëpi, të cilat sot do të shfarosen, ndërsa pronarët do të dëmshpërblehen nga shteti. Në kuadër të aksionit nesër do të kryhet dezinfektim i plotë i fshatit. “AUV e ka filluar aksionin e shfarosjes dhe largimit jo të dëmshëm të shpezëve të sëmura në Moroishte, sepse kemi marrë analizë pozitive të gripit të shpendëve AH5N8, i cili është virus i lartë patogjen dhe masë e vetme në këtë rast është shfarosja dhe largimi i shpendëve. Aksioni zhvillohet në rendin më të mirë, kemi bashkëpunim nga ana e popullatës. Gjithsej 20 ekipe punojnë intensivisht dhe presim që tërësisht do ta zbatojmë”, deklaroi Ivanovski. Sipas tij nuk bëhet fjalë për sëmundje ngjitëse, e cila mund të bartet tek popullata dhe ka dërguar apel deri te pronarët e shpezëve që të bashkëpunojnë me organet e AUV dhe të gjitha shpezët që i kanë t’i japin, sepse kjo është mënyra e vetme që të përballen me sëmundjen. Ata, siç theksoi Ivanovski kryejnë monitorim edhe në fshatrat përreth.

Comments are closed.