Romë, 19 korrik – Zëvendëskryeministri italian Luixhi Di Maio sot i bëri thirrje në takim partnerit të tij qeveritar dhe zëvendëskryeministër i dytë Mateo Salvini në mision paqëruajtës që vijoi pas akuzave të ndërsjella nga të cilat doli brenga për stabilitet të koalicionit qeveritar italian.
“Duhet të bisedojmë dhe sot të shihemi”, tha Di Maio në intervistë për RAIZ shtetëror. Njeriu i parë i “Lëvizjes 5 yjet”, njëkohësisht konfirmioi se nuk është në pikpamje të fundit të koalicionit qeveritar. “Qeveria nuk është në dyshim”, tha ai.
Di Maio dhe Salvini, lider i partisë djathtiste ekstreme Liga, para një viti pas zgjedhjeve parlamentare, kur nuk kishte fitues absolut, krijuan lidhje të papritur. Lidhjet e tyre megjithatë ishin prishur prejse partia “Liga” në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian realizoi rezultat më të mirë nga “Lëvizja 5 yjet”, dhe Salvini pastaj filloi të sillet si kryeministër i vërtetë.
Zgjedhja e Ursula fon der Lajen për kryetare të re të Komisionit Evropian e shkaktoi përleshjen më të re mes dy aleatëve, me atë që Di Maio e mbështeti, ndërsa Salvini ishte kundër zgjedhjes së saj.
Zërat për krizë të mundshme në koalicion u përforcuan dje në mbrëmje kur u kuptua se Salvini ka kërkuar takim me presidentin Serxho Matarela.
Salvini, mbrëmë vonë ka qenë mysafir në një shou televiziv, ku ka përgënjeshtruar se planifikon t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit të shtetit. Di Maio sot porositi se dëshiron të takohet me Salvinin më vonë gjatë ditës për t’i dakorduar gjërat.