Shkup, 13 nëntor – Jemi të përkushtuar në Maqedoninë e Veriut dhe në zhvillimin e saj të pandërprerë. Vendi ka mundësi historike të sigurojë ardhmëri në institucionet euroatlantike, duke e përfshirë NATO-n dhe BE-në. organizata USAID është e përkushtuar në atë që ta mbështesë avancimin e Maqedonisë së Veriut ndaj largimit të këtyre synimeve, transmeton gazeta KOHA.
Këtë sot e deklaroi administratori i USAID-it, Mark Grin në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Grin theksoi se USAID-i planifikon ta inkurajojë më shumë investime private se investojnë në fuqinë punëtore, në aftësi, nxitje të sipërmarrësisë, duke u ndihmuar liderëve nga industria që të investojnë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
“Besojmë se me shfrytëzimin e ndërmarrjeve dhe partneritetit mes sektorit privat dhe publik dhe atëherë mund të shikojmë ndaj një ardhmërie me më prosperitet”, ka thënë Grin.
Ai si si programe më të suksesshme të USAID-it, i cili është i pranishëm në vend nga viti 1993, i përmendi Universitetin e Evropës Juglidnore dhe kompaninë për animacion dhe efekte vizuale FHZH.
“Në mëngjes vizitova disa shfrytëzues të ndihmës – FHZH dhe të Universitetit të Evropës Juglindore. FHZH merr çmime të mëdha dhe është e njohur në tërë botën dhe është pjesë e filmave më të mirë të cilat i kemi parë në kohën tonë. Para disa viteve ky ishte ekip i vogël me ëndrra të mëdha. Nuk kishin qasje deri tek trajnimi, deri tek objektet dhe u është dashur vetëm pak ndihmë për t’i realizuar ëndrrat. Pikërisht këtu erdhi USAID-i. Ne siguruam mbështetje financiare dhe trajnime afariste”, ka thënë Grin.
Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, nga ana e tij, theksoi se USAID-i është organizatë që ka dhënë mbështetje të madhe për shtetin tonë në rrugën e demokracisë dhe integrimeve eurointegruese që nga pavarësia e shtetit.
Theksoi se në takimin me Grin janë hapur tema të reja për bashkëpunim ekonomik.
“Unë e hapa çështjen për krijimin e njësisë qendrore për krijimin e partneriteteve private publike të cilat mendoj se janë ardhmëria për zhvillimin e ekonomisë. se nuk mund ekonomia në shtetin tonë të zhvillohet vetëm në bazë të investimeve shtetërore”, ka thënë Angjushev.(koha.mk)