Deri dje ngjyrat neon kanë qenë trend për sa u përket veshjeve, por duket se ato janë rikthyer në trend edhe për sa i përket grimit. Grimi neon është mjaft i kërkuar dhe ju mund të shihni në Instagram se si shumë vajza guxojnë ta bëjnë atë. Zakonisht ky lloj grimi përdoret më tepër për evente të ndryshme sesa për në përditshmëri. Në qoftë se do të përdorni grimin neon është e sigurt që do të dalloni në të gjithë “club”-in për shkak të ngjyrave të ndezura. Më poshtë do të gjeni disa prej modeleve të këtij grimi: