Komediania e njohur, Kathy Griffin, ka tronditur globin teksa ka pozuar me foton e kokës së presidentit Trump në duar. Ajo që ka habitur të gjitha ka qenë fakti se fotoja është e gjakosur duke krijuar pakënaqësi te komentuesit online. Siç shihet në foton e postuar fillimisht në TMZ, Kathy duket sikur e ka kapur Trump prej flokësh dhe e quan të gjithën një art provokativ. Ndërkohë për këtë foto ka reaguar edhe vajza e Hillary Clinton, kandidatja rivale e Trump në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, e cila shkruan në Twitter: “Kjo është diçka e gabuar! Nuk është shaka vrasja e presidentit!”. Por nuk ka zgjatur shumë dhe komediania ka kërkuar falje nëpërmjet një videoje në Instagram ku thotë se ndihet shumë keq dhe shkoi larg me foton famëkeqe.
Griffin trondit botën, publikon foto me kokën e Trumpit në duar!
Leave a comment