Largimi i Griezmann nga Atlético Madrid ka çuar në thashetheme të pafundme se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Shkuarja e mundshme e francezit te Barcelona mund të vërë në situatë delikate disa lojtarë ofensivë në “Camp Nou”, duke përfshirë edhe Coutinho, i cili luan sezonin e dytë me katalanasit.
Andrea Bertolucci, agjent i Philippe, duke folur për “AS”, ka sqaruar të gjitha dyshimet për klientin e tij: “Nuk është e vërtetë se Griezmann do të jetë zëvendësues i Philippe te Barcelona”. Megjithatë, agjenti nuk ka dashur të tregojë ndonjë gjë më shumë rreth të ardhmes së Coutinho, por këmbënguli se situata e tij është jofunksionale.
Braziliani mbërriti te Barcelona në janar 2018 si zëvendësuesi i mundshëm i Neymar. Ish-lojtari i Liverpool u bë në atë kohë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit (160 milionë euro), i tejkaluar vetëm nga kalimi i Neymar te PSG (222 milionë euro). Më pas e tejkaloi edhe blerja e Kylian Mbappe për 180 milionë euro nga PSG.