Antuan Griezman kishte thënë se nuk do të paraqitet në fillimin e fazës përgatitore me Atletiko Madrid dhe kështu ka bërë. Lojtarët e tjerë sot ishin në Ciudad Deportiva de Majadahonda për fillimin e stërvitjes por francezi nuk ishte midis tyre. Ai gjithashtu nuk do të nisët me pjesën tjetër të skuadrës për në Amerikë.
Në këtë situatë pritet lëvizja e Barcelonës me katalanasit që janë të interesuar për sulmuesin.
Klubi madrilen nga ana tjetër mund të marrë masa për 28-vjeçarin dhe nuk përjashtohet një gjobë e majme për të.