Antoine Griezmann, pasi shënoi golin e barazimit në ndeshjen e fundit, të luajtur në “San Mames”, është kapur nga kamerat duke bërtitur në frëngjisht: “C’est ma maison ici” (kjo është shtëpia ime, këtu). Ju mund ta shihni qartë se si Griezmann e përsërit frazën, duke aluduar për thashethemet, që e vendosin atë në orbitën e Manchester United. Në fakt, mediat britanike spekulojnë ditë për ditë mbi largimin e mundshëm të francezit në Angli, duke vënë në dukje edhe se bisedimet midis ndërmjetësve të Manchester United dhe francezit kanë një akord për rrogën. Klauzola e largimit të Griezmann është 100 milionë euro, një shumë që Mourinho është gati ta paguajë, pasi lojtari i Atletico Madrid është një nga objektivat e tij prioritarë.