Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka thënë se Juventusi ishte superior në çdo aspekt në fitoren prej 3 me 0.
“Zonja e Vjetër” përmbysi disavantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.
“Nuk zhvilluam lojën që donim, ishte një natë e keqe dhe i bëmë gjërat më të lehta për Juventusin. Jemi të gjithë të zhgënjyer, pasi thjeshtë nuk luajtëm. Jam i pari që them se s’kam bërë mjaftueshëm, tempo jonë ishte gabim dhe Juventusi ishte superior në të gjitha nivelet”, është shprehur francezi për Sky Sport Italia.