Griezmann drejt Serie A

11

Antoine Griezmann nuk është i lumtur te Barcelona dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Serie A. Sulmuesi francez nuk është përshtatur mirë me ekipin katalanas dhe ka prishur çdo raport me trajnerin Setien. Kampionët e Spanjës kanë vendosur ta nxjerrin në merkato. Verën e kaluar paguan 120 milion euro për ta transferuar në “Camp Nou” dhe kanë mbetur të pakënaqur me rendimentin e kampionit të botës.

Gazetari i Rai Sport, Paolo Paganini raporton se Barcelona ia ka ofruar sulmuesin Juventusit. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe po tentojnë një tjetër operacion pas shkëmbimit Arthur Melo-Pjanic.

Skenari parashikon kalimin e Griezmann në Torino me Douglas Costa dhe Adrien Rabiot që do të niseshin për në Katalonjë. Barcelona kërkon edhe disa milionë euro përveç dy futbollistëve. Ky është propozimi i drejtuesve iberikë, teksa pritet përgjigja e Juventusit.

Bardhezinjtë kërkojnë një sulmues të madh dhe 29-vjeçari francez plotëson dëshirat e “Zonjës së Vjetër”. Gjithsesi, paga e lojtarit është një problem për t’u zgjidhur. Griezmann përfiton rreth 20 milion euro në sezon, shumë që konsiderohet tepër e lartë nga klubi italian.

Comments are closed.