Franca ka fituar Kupën e Botës 2018-të dhe Paul Pogba me Antoine Griezmann kanë vendosur t’u bëjnë një dhuratë të veçantë shokëve të kombëtares.
Mesfushori dhe sulmuesi i kanë dhuruar secilit lojtar një unazë të krijuar enkas për triumfin e arritur në Rusi verën e kaluar. Kjo është një traditë në sportet e Amerikës së Veriut, por është hera e parë që unaza të tilla krijohen për fituesit e Kupës së Botës në futboll.