Vendimi i Antoine Griezmann për të shkuar tek Paris Saint-Germain, duke qenë se tek Barcelona nuk e duan dhe ka zëra kundër tij në dhomat e zhveshjes, mund të sjellë një rokadë të madhe në merkato.
Sulmuesi i Atletico Madrid është figura më e lartë në Francë dhe kalimi i tij tek PSG do të thotë që njëri nga yjet e klubit francez duhet të sakrifikohet, Mbappe ose Neymar.
Duke parë që Leonardo po merr vendin e Antero Enrique si drejtor sportiv, në këtë pikë Neymar do kishte trajtim ekstra nga drejtuesi brazilian, për shkak të prejardhjes së përbashkët.
Dëshira e Mbappe për më shumë përgjegjësi në skuadër e tregoi qartë se 20-vjeçari dëshiron të jetë lider në ekipin ku luan dhe tek PSG nuk do jetë kurrë, teksa paga e Neymar është 37 milionë euro dhe e tija është 20 milionë më pak.
Të gjitha këto fakte dhe pasoja që vijnë nga kalimi i Griezmann tek PSG, aq më tepër që kampionët e Francës duhet të bëjnë llogaritë financiare, pasi UEFA është mbi ta duke