“The Independent” shpjegon se bisedimet midis ndërmjetësve të Antoine Griezmann dhe Manchester United vazhdojnë rrugën e tyre. Ato janë shumë të sigurt se mund ta sjellin yllin e Atletico Madrid në “Old Trafford”, edhe pse kjo kërkon të shpenzohet një shifër pak më e vogël se ajo që u përdorën verën e kaluar për transferimin e Pogba. Vetëm ideja e të luajturit me mesfushorin francez, partner i Girezmann edhe në kombëtare, përbën një nga atraksionet më të mëdha të ofertës.
Gazeta britanike bën me dije se “djajtë e kuq” janë në gjurmët e francezit prej muajsh, diçka që ne tashmë e dimë. Megjithatë, në këto bisedime të fundit duket se janë qartësuar pozicionet dhe është rënë dakord tashmë për dy aspekte kryesore: paga e tij dhe vendimi për të kaluar në Angli. Nuk ka shifra konkrete (“The Sun” ka folur për një rrogë të përafërt prej 13 milionë eurosh), por pagesa pritet të jetë një hap tjetër i Manchester United drejt marrjes së yllit të “rojiblanco”.
Në anën tjetër, Atletico Madrid nuk do ta shesë me çdo çmim dhe do t’i referohet klauzolës së kontraktuale, duke vendosur shifrën e 100 milionë eurove. Për të rritur të hollat, “djajtë e kuq” shpjegojnë se kanë në mendje shitjen e “lateral” të ri, Luke Shaw, i cili thjesht nuk e bind Jose Mourinho. Gjithashtu, shpjegohet se Atletico Madrid po përpiqet për të mbushur largimin e tij me kthimin e Diego Costa, futbollist i cili është në qendër të polemikave në Angli, ditët e fundit.