Antoine Griezmann kthehet në një çështje te Barcelona. Sulmuesi u afrua me shumë bujë këtë sezon, por deri tani ka rezultuar një dështim I madh. Problemi me përshtatjen në skuadër e ka kthyer francezin në një lojtar të thjesht dhe aspak deçiziv për ekipin edhe pse pritej shumë prej tij.
Në sfidën e djeshme ndaj Atletiko Madrid e mbyllur 2-2, Griezmann u fut në fushë vetëm në minutën e 90-të duke luajtur vetëm 5 minuta dhe kjo nuk la një shije të mirë sit e lojtari, por edhe nga familiarët e tij. Në fund të ndeshjes trajnerin Setien I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë vendim u shpreh se nuk do t’I kërkoj falje Griezmann për këtë zgjedhje që ka bërë.
“Unë e kuptoj që ai mund ta ketë marrë keq, por për mendimin tim nuk ka qenë një poshtërim për të. Do të flas me të, por nuk duhet t’i kërkoj falje atij. Nuk e futa më shpejt në fushë pasi ata lojtarë që ishin në fushë po bënin mirë”, u shpreh Setien.