Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda, ditë më parë ka bërë një gjest të trupshëm teksa e ka humbur kontrollin gjatë një dueli me futbollistin kundërshtar dhe pastaj e ka pështyrë, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Ky gjest i trupshëm është njëra ndër çështjet më të komentuara nga mediat skoceze. Gjithashtu, protagonisti e ka thyer heshtjen ku përmes një postimi në “Instagram”, Grezda ka thënë se ka një anë tjetër të historisë, por e pranon që gjesti ishte i shpifur.
“E pranoj plotësisht që të pështysh dikë është e shpifur, por gjithmonë ka dy anë të historisë. Kërkoj falje për veprimet e fundit”, ka shkruan sulmuesi gjakovar.
Ndërsa, trajneri i Rangers, Steven Gerrard ka vendosur që ta përjashtoj përfundimisht Eros Grezden nga Rangers.