Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Eros Grezda i ka shënuar dy gola për klubin e tij Rangers, trajner i të cilit është legjenda e Liverpooli Steven Gerrard. Rangers ka shënuar fitore të thellë 7-1 ndaj Motherwell në ligën skoceze, dhe momentalisht është në pozitën e tretë me 24 pikë. Eros Grezda golin e parë e shënoi në minutën e 68’ për 6-1 kurse golin e shtatë e shënoi përsëri Grezda në minutën e 75’ të takimit. lindur në Gjakovë, Grezda 23-vjeçar luan për Kombëtaren e Shqipërisë, dhe ka nëntë paraqitje ku ka shënuar një gol.
https://www.youtube.com/watch?v=h80-y97DzBo