Eros Grezda po kalon në momente jo të mira në karrierën e tij si futbollist. Aventura e re me ekipin e Rangers nuk ka vazhduar ashtu siç pritej për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
Grezda nënshkroi me skuadran e madhe të Skocisë në merkaton e verës së kaluar teksa ai që bindi ishte legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
23 vjeçari u ble në fakt për 2 milion euro nga Osijek por lëndimet e njëpasnjëshme të tij kanë detyruar atë mos tregojë formën fantastike në fushë.
Kujtojmë se shqiptari deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje ku dhe në ato ka hyrë si zëvendësuese duke mos i luajtur të gjitha.
Tifozët e Rangers duket se kanë humbur durimin te lojtari që nuk po arrin të tregojë sa vlen.