Buja me të cilën Eros Grezda u transferua te Rejnxhërsi, rriti shumë pritshmëritë e tifozëve të cilët kishin nisur të kenë besim te sulmuesi shqiptar. Dy golat e shënuar pak javë më parë, i dhanë edhe më shumë emër Grezdës në Skoci por ka mjaftuar vetëm një ndeshje, që gjithçka të kthehet në kritika dhe përmbys.
Në ndeshjen e fundit në kampionat, Grezda bëri një paraqitje zhgënjyese dhe tifozët duket se kanë humbur plotësisht besimin te futbollisti shqiptar. Ata, kanë kërkuar që Grezda të largohet edhe pse për të janë shpenzuar plot 2 milionë euro
Në rrjetin social ‘Twitter’, tifozët kanë komentuar shumë kundra Grezdës, duke treguar mosbesim dhe irritim karshi tij. Tashmë, puna bëhet më e vështirë për Grezdën për përveç Xherardit, duhet të rifitojë edhe besimin e zemrat e tifozëve.