“Kush përmend sot daljen e Greqië në fakt luan me ndarjen e kontinentit”. Kështu ka deklaruar kandidati i socialdemokratëve gjermanë për Kancelar, Martin Schulz, në një intervistë të shkurtër me Welt, pa cituar shprehimisht Volfgang Shaeblen, i cili javën e kaluar, kishte folur për një dalje të Athinës nga Euro. “Ky është ndoshta interesi i Donald Trumpit ose Marine Le Penit, por sigurisht jo i Gjermanisë dhe Evropës”, shtoi ai. “Është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme”.