Berlin, 10 janar – Të punësuarit në tre aeroporte në Gjermani – Dyzeldorf, Këln-Bon dhe Shtutgart sot hynë në grevë, duke kërkuar rritje të pagave.
Greva çoi drejt çrregullimit të komunikacionit ajror në Gjerman. Greva i goditi 100.000 pasagjerë, ndërsa ndikon edhe në aeroportet e tjera, si në Berlin, ku janë anuluar 90 fluturime.
Sindikata Verdi kërkon që të punësuarve të kontrollit të pasagjerëve, artikujve dhe personelit të aeroporteve t’u rritet kompensimi për orë në 20 euro.