Shkup, 26 dhjetor – Çerdhet e Komunës së Çairit, mes të cilave “Fidani”, “Petar Pan”, si dhe “Borëbardha” nga nesër nuk do të pranojnë fëmijë, pasi punonjësit kanë hyrë në grevë për shkak të mospagesës së pagës për muajin nëntor. Në dyert e hyrjes në këto çerdhe që sot ishin vendosur mbishkrimet me paralajmërimin për grevë, ndërsa punonjëset kanë kërkuar mirëkuptim nga prindërit për vendimin në fjalë.
“Sinqerisht na vjen keq që vendosëm për grevën, por tashmë po mbaron dhjetori dhe ne nuk jemi paguar për muajin nëntor. Kërkojmë mirëkuptim nga prindërit, sepse dhe ne kemi familje”, thonë punonjëset e këtyre çerdheve. Në ndërkohë, nga Komuna e Çairit akoma nuk ka një prononcim. (koha.mk)