Një grup të burgosurish në burgun e Podgoricës, Slluzh kanë filluar grevë urie për shkak të kushteve të këqija dhe zhvendosjeve, me ç’rast mbrëmë dogjën një qeli.
Për sot janë paralajmëruar protesta me përmasa më të mëdha.
Gazeta “Dan” shkruan se të burgosurit i kanë djegur dyshekët, krevatet dhe veshjen në njërën nga qelitë, pas së cilës të gjithë brenda janë evakuuar.
Theksohet se zjarri është vënë edhe në hapjet e ventilimit, por nëpunësit e burgut me intervenim të shpejtë kanë parandaluar pasoja më të mëdha.
Të burgosurit kërkojnë që të kthehet mënyra e vjetër e shfrytëzimit të shëtitjeve në kohëzgjatje prej një ore, e jo sikur deri më tani 30 minuta. Gjithashtu, kërkojnë që të kenë vizitë të mjekut të paktën një herë në javë, ndërsa të psikiatrit çdo ditë.