Greva e Lufthansas prek 800 fluturime me rreth 90 mijë udhëtarë

185

Kompania ajrore gjermane Lufthansa do të anulojë nesër çdo të dytin fluturim për shkak të paralajmërimit të punonjësve për grevë në shërbimet publike, të cilat kanë goditur katër aeroporte gjermane.

Greva është thirrur nga sindikata gjermane Ver.di në aeroportet në Frankfurt, Munih, Këln dhe Bremen, transmeton Ksp.

Si pasojë e kësaj do të preken më shumë se 800 fluturime, përkatësisht rreth 90.000 udhëtarë, njoftoi Lufthansa.

Sindikata Ver.di kërkon rritjen e pagave prej 6 për qind, ose të paktën 200 euro, për rreth 2.3 milionë punonjës në sektorin publik.

Grevat në aeroporte janë pjesë e kontestit të gjerë në sektorin publik gjerman, në të cilin përfshihen edhe kompanitë komunale dhe administrata e qyteteve.

Ver.di është sindikata e dytë më e madhe në Gjermani, pas asaj IG Metall.

Comments are closed.