Shkup, 7 tetor – Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot në profilin e tij në Fejsbuk dërgoi paralajmërim deri te partia e tij se nuk guxon të shantazhohet, sepse siç shkruan, nëse VMRO-DPMNE është e shantazhuar, është e shantazhuar edhe Maqedonia.
Ai shkroi se do të luftojë sa të mundet kundër kësaj “përndjekje politike” dhe me çmim të dinjitetit të tij, lirisë se jetës. Gruevski thotë fëmijët e tij kur do të rriten dhe kur ndo të mësojnë për luftën dhe idealet e tij, do të kuptojnë drejtë gjithçka.