Greqia vendos pajisje akustike që mund t’i shurdhojë refugjatët në kufi

22

Autoritetet greke kanë vendosur dy pajisje elektronike që mund të lëshojnë valë të fuqishme zanore dhe t’i bëjnë njerëzit të shurdhër, për t’u përdorur kundër refugjatëve në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në shtypin grek, Athina zyrtare ka instaluar dy pajisje të reja portative të afta për të lëshuar valë të fuqishme zanore, në zonën kufitare të lumit Marica (Evros) për t’u përdorur kundër fluksit të mundshëm të imigrantëve.

Dy Pajisje Akustike me Rreze të Gjatë (LRAD), të cilat prodhojnë shpërthim zanor dhe kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të shurdhër, i janë dorëzuar Policisë së Greqisë (ELAS) në kufirin turko-grek.

Të përdorura në zona civile dhe ushtarake në botë, sistemet LRAD, kur përdoren tek njerëzit, mund të shkaktohjnë huti, shurdhim, dhimbje të padurueshme dhe probleme shëndetësore me pasoja të panjohura.

Siç raportohet, në kuadër të vendimeve të Greqisë për forcimin e njësive kufitare, katër automjete ajrore pa pilot, 15 kamera termike, pesë barka plastike dhe dhjetë automjete të blinduara patrullimi gjithashtu janë përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes kufitare.

Nga ana tjetër, raportohet se ndërtimi i murit të ri me tela në kufirin turko-grek, i cili u njoftua se do të ndërtohej në rajonin e lumit Marica kundër imigracionit të paligjshëm, ka filluar në rajonin Feres.

Në deklaratat e autoriteteve greke është thënë se në mur do të ketë tetë kulla vrojtimi. Muri është planifikuar të jetë 27 kilometra i gjatë drejt veriut dhe 4,3 metra i lartë.

Comments are closed.