Greqia nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm godet një tjetër ishull

36

Greqia nuk po gjen qetësi për shkak të lëkundjeve të tërmetit, kohët e fundit.

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur ishullin e Naxos. Dridhja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi fokale prej 10 km. Epiqendra ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit.

Kujtojmë se ishulli i Kretës, prej muajsh janë goditur nga disa tërmete. Vetëm disa ditë më parë 2 tërmete të fuqishme shkatërruan mijëra banesa duke lënë pas edhe viktima.