Greqia po përjeton një rritje alarmante në rastet e përditshme me virus, tha ministri i shëndetësisë i vendit.
Vassilis Kikilias u bëri thirrje Grekëve që të zbatojnë masat mbrojtëse duke përfshirë maskat dhe të zbatojnë rregullat e distancës sociale.
“Fatkeqësisht, transmetimi i virusit paraqet tendenca në rritje të rrezikshme”, tha Kikilias.
“Edhe një herë u bëj thirrje të rinjve dhe qytetarëve që nuk respektojnë masat mbrojtëse personale … të marrin parasysh përgjegjësinë e tyre ndaj grupeve të cenueshme, qytetarëve tanë të tjerë dhe ndaj vendit”.
Kjo vjen pasi vendi regjistroi një tjetër rekord ditor në raste – 203 – të dielën.