Athinë, 6 dhjetor – Një Gjykatë në Greqi sot e miratoi ekstradimin e tre prej gjithsej tetë personave ushtarak turq, të cilat u arratisën në vend pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet në Turqi më 15 korrik. Dje Gjykata e refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tre personave të tjerë të grupit. Tetë oficerët turq – tre majorë, tre oficerë dhe dy kapterë, me helikopter të Aviacionit ushtarak të Turqisë arritën në qytetin grek Aleksandrupolis, vetëm disa orë pas dështimit të përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik. Ata janë arrestuar menjëherë, me ç’rast kërkuan azil në Greqi duke pohuar se druajnë për jetën e tyre nëse kthehen në Turqi. Ata gjithashtu pohojnë se nuk kanë marrë pjesë në përpjekjen për grusht shtet. Turqia nga ana e saj i akuzon se janë pjesë e komplotistëve në grusht shtetin ushtarak dhe kërkon ekstradimin e tyre.