Mbështetje praktike nga NATO dhe pjesëmarrje më aktive e Aleancë për ballafaqimin me problemin emigrues dhe flukset e emigrantëve në Detin Egje, kërkuan presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë takimeve të tyre të djeshme.
Micotakis tha se nga Stoltenbergu kanë kërkuar pjesëmarrje më aktive të NATO-s në ballafaqimin me problemin ndërkombëtar dhe potencoi se është me rëndësi prezenca e Aleancës në misionin në Detin Egje.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në konferencën e përbashkët për media pas takimit të kryeministrin grek tha se prezenca e aleancës në Detin Egje ka rëndësi të posaçme sepse ishte mjet që të sigurohet se është implementuar marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së, por edhe për shkak shpërndarjes së informacioneve.
Stoltenbergu theksoi se mandati i tyre nuk është t’i ndërpresin anijet, por të shpërndajnë informacione, duke shtuar se anijet e NATO-s shpesh herë kanë mundësi të parat t’i shohin anijet.
Ndërkaq, presidenti grek Prokopis Pavlopulos në takimin me sekretarin e përgjithshëm e NATO-s tha se Aleanca duhet praktikisht ta mbështet Greqinë në ballafaqimin me problemin e refugjatëve/emigrues.