Ministria greke e Politikës migruese filloi një aksion të madh për transferimin e aplikuesve të azilit nga ishujt në Detin Egje në pjesën kontinentale të vendit, njoftoi “Katimerini”.
Të gjithë emigrantët të cilët janë transferuar nga ishujt, disa ditë do të qëndrojnë në katër hotele në rajonin Atika.
Qëllimi është që të ulet numri i emigrantëve në ishujt greke, për shkak të temperaturave të ulëta të cilat vijojnë.
Nga e shtuna e kaluar e deri më sot janë transferuar më shumë se 600 aplikues të azilit, kryesisht nga ishulli Samos, por gjithashtu edhe nga Lesbos, Hios dhe Kos.
Megjithatë, në periudhën e njëjtë, nga Turqia në ishujt greke kanë arritur të paktën 250 emigrantë të rinj.
Gjatë muajit shtator janë arrestuar gjithsej 1.695 emigrantë dhe 66 trafikantë me njerëz. Në periudhën nga korriku e deri në fund të tetorit, gjithsej 6.577 persona janë arrestuar për shkak të hyrjes së paligjshme në vend nga ana e policisë në veri të Greqisë.