Me vendim të Ministrisë së Financave të Greqisë, nga 1 tetori grekët pa përkufizim do të mund të tërheqin para të gatshme nga bankomatët. Me këtë pas më shumë se tre viteve hiqet përkufizimi për tërheqjen e parave të gatshme, të vendosur me masat për kontroll të kapitalit.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, vendimi i Ministrisë greke do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa ka të bëjë në ndryshimet e përkufizimit në dy raste konkrete: çfarëdolloj tërheqjesh të parave të gatshme pa përkufizim dhe lëvizje të kapitalit në brendi të vendit, derisa ndërkaq në periudhën e ardhshme pritet plotësisht të hiqen përkufizimet për transferimin e kapitalit jashtë vendit.
Përkufizimet për tërheqjen e parave të gatshme janë vendosur më 29 qershor të vitit 2015, kur vlera e lejuar ditore për grekët ishte 60 euro. Në kohën, siç përmirësohej gjendja financiare e vendit, u vendosën lehtësime, ndërsa tani qytetarët nuk do të kenë kurrfarë përkufizimesh për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatët.