Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Nuk do të ketë kontrolle por…

95

Më 15 qershor, dyert e Greqisë do të hapen për turistët nga jashtë. Plani është që të fillojë me 19 vende me karakteristika të mira epidemiologjike. Vendet e para që do të dërgojnë vizitorë në Greqi janë: Qipro, Izraeli, Kina, Japonia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Austria, Bullgaria, Serbia, Rumania, Shqipëria, Polonia, Maqedonia Veriute, Bosnje-Hercegovina, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Kufiri tokësor për këto vende do të jetë i hapur qysh më 15 qershor. Lajmi tjetër i mirë është që turistët nuk do të duhet të bëjnë teste për koronavirusin para se të nisin udhëtimin e tyre.

Thjesht në kufi do të duhet të deklarosh se do të marrësh vetë përsipër rrezikun nëse je i sëmurë. Do të ketë një matje temperature e nëse vihet re se ka diçka që nuk shkon, të bëhet një test i shpejtë. Në rast se rezulton pozitiv, atëherë do ta kesh të detyruar të karantinohesh.

Nga 1 korriku, pritet të lejohen fluturime direkte në destinacion, përveç nëse ndryshojnë të dhënat epidemiologjike. Të dhënat do të ekzaminohen çdo 15 ditë.

“Periudha e turizmit fillon më 15 qershor. Hotelet sezonale mund të rihapen, dhe fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në destinacionet tona turistike gradualisht do të fillojnë nga 1 korriku”, tha kryeministri grek Mitsotakis në një fjalim televiziv.

Comments are closed.