Athinë, 5 korrik – Komisioni grek i vaksinimit ka dhënë mendim pozitiv për vaksinimin vullnetar të fëmijëve nga 15 deri në 17 vjeç me pëlqimin e prindërve ose kujdestarit, ndërsa javën e ardhshme do të hapet platforma për caktimin e termineve, bënë të ditur kryetarja e Komisionit, Maria Theodhoridhu dhe sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Marios Themistokleus në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Theodhoridhu i analizoi të dhënat shkencore në lidhje me vaksinimin e fëmijëve dhe tha se një hap i sigurt drejt normalitetit është vaksinimi i të rinjve dhe tha se pozicioni i komisionit është pozitiv dhe do të përdoren vaksinat e mRNA (Fajzer dhe Moderna).
Themistokleus shpjegoi se fëmijët e moshës 15 deri 17 vjeç, gjegjësisht ata të lindur pas 1 janarit të vitit 2006, do të mund të caktojnë takim nga java tjetër, ndërsa detajet do të komunikohen të hënën.