Në Greqi edhe sot do të vazhdojë moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fuqishme, kryesisht në rajone në pjesën kontinentale të shtetit, njoftuan mediat greke. Meteorologët paralajmërojnë se stuhia “Zenon” e cila vjen prej Detit Mesdhe mbrëmë e goditi Greqinë. Pritet stuhia të sjellë valë të re të shirave të rrëmbyeshëm dhe erë si në fillim të javës, kur u shkaktuan përmbytje katastrofale pranë Athinës dhe në të cilat deri më tani jetën e humbën 16 persona. Prej dje në Greqi janë shpallur tri ditë zie. Të gjitha shkollat në rajonin e Atikës janë mbyllur.