Greqia kërkon të ‘shpëtojë’ sezonin turistik dhe për këtë ‘ilaçi’ i vetëm është vaksinimi masiv.
Përveç vaksinimit të popullsisë nëpër ishuj, Greqia po tenton të ulë sa më shumë moshën e vaksinimit duke shkuar këtë të enjte në grupin 25-29 vjeç.
Kjo grupmoshë mund të vaksinohet me Johnson & Johnson, Pfizer dhe Moderna, por jo me AstraZeneca.
Deri më sot janë kryer 6.2 milionë vaksinime me të paktën 4 milionë grekë që kanë marrë nga një dozë.