Greqia është alarmuar ditët e fundit dhe sot është goditur nga një ciklon i pazakontë. Rreziku është ulur pak pasi cikloni ka devijuar drejtim duke goditur vetëm disa ishuj në Egje, e cila bën të shmanget nga gadishulli i Peloponezit gjithsesi rreziku mbetet i lartë.
Sipas mediave greke raportojnë dallgë që do të arrijnë deri në 11 metra kur cikloni të godasë ishujt. Informacionet e fundit bëjnë me dije se janë mbyllur lokalet, shkollat, ndërkohë që rrugët janë të bllokuara me pemë të rrëzuara.
Një pjesë e fluturimeve në zonat e prekura janë ndërprerë, po ashtu edhe energjia elektrike.