Selanik, 21 janar – Mbi 400 autobus me protestues nga gjithë Greqia sot pritet të arrijnë në Selanik në protestën mbi problemin me emrin me Maqedoninë.
Sipas organizatorëve të protestës pritet të marrin pjesë mbi 30 mijë protestues ndërsa policia sot ka bllokuar gjithë Selanikun.
Mes tjerave kanë deklaruar se nuk janë të lidhur me asnjë parti politike dhe qëllimi i tyre është që të dërgojnë mesazh tek fqiju veriorë që të ndalojë të shfrytëzojë termin Maqedoni në emrin e tyre. Protesta është paralajmëruar në ora 14:00.