Greqi, Mitsotakis kërkesë BE-së për një samit urgjent në lidhje me Turqinë

25

Greqia i bëri thirrje sot Bashkimit Europian që të organizojë një takim urgjent në lidhje me Turqinë, ndërkohë që tensionet mes këtyre dy vendeve fqinje po përshkallëzohen në Mesdheun lindor.

“Athina, e cila denoncon një shkelje të kufijve të saj detarë, do të paraqesë një kërkesë për një samit urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Situata, e tensionuar prej disa javësh, u përkeqësua pas vendosjes nga Ankaraja të një anijeje kërkimi sizmik, e shoqëruar nga anije ushtarake, në një zonë të diskutueshme dhe të pasur me gazi natyror të Mesdheut.

Comments are closed.