Trupi i pajetë i një mashkulli shqiptar është gjetur nga policia greke në Janinë. Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Trupi është gjetur në një zonë pranë kufirit Greqi-Shqipëri pas sinjalizimeve nga banorët në fshatin Kiparisia. Viktima dyshohet se është rreth 40 vjeç dhe është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore. Sipas policisë greke viktima ishte deklaruar i humbur prej disa ditësh nga familjarët. (T.CH.)