Mesfushori francez, Clement Grenier i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Roma. 25-vjeçari tani mund të quhet një futbollist i Romës edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka ndodhur. Ai është huazuar në Romë nga skuadra e madhe franceze Lyon me mundësi blerje në fund të stinorit për 3,5 milionë euro. Grenier do ta mbajë fanellën me numër shtatë te Roma, fanellë e cila është lënë e lirë nga Iturbe. Reprezentuesi francez pritet ta bëjë debutimin e tij me Romën nesër në ndeshjen ndaj Sampdorias.