Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do të vizitojë Prishtinën

49

Një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim (DFC), Adam Boehler, do të vizitojë Prishtinën, në kuadër të vizitës që pritet të fillojë nga Athina.

Pjesë e delegacionit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, bëhet e ditur në një njoftim.

Kjo vizitë do të ndodhë pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si dhe arritjes së njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.

Delegacioni do të vizitojë Athinën, Prishtinën, Beogradin dhe Izraelin, në këtë udhëtim të planifikuar deri më 25 shtator.

Në njoftim theksohet se çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal si dhe në Lindje të Mesme.

Comments are closed.